Zjarr i madh në malet e Deçanit, Ramosaj kërkon sot ndihmë

Prishtinë | 09 Mar 2025 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Ai ka thënë se situata kërkon reagjm të menjëhershëm.

“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruari ai pas mesnate.

Të ngjashme