Në fshatin Gërlicë të Ferizaj sot gjatë ditës është djegur një punëtori automekanike.
Në këtë incident janë djegur disa vetura, njoftojnë lexuesit që kanë dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
“Po tani e morëm informacionin nga ana e policisë në terren. Një auto servis është përfshirë nga flakët. Deri më tani nuk ka të raportuar për të lënduar dhe jemi duke u marrë me rastin”, ka thënën zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.