Zjarrfikësit në Indonezi janë duke bërë përpjekje për të shuar një zjarr masiv që ka shpërthyer në një prej rafinerive më të mëdha të naftës në këtë shtet, raporton BBC.
Zjarri ka shpërthyer në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina, të hënën rreth orës 00:45 me kohë lokale.
Njoftohet për së paku pesë të lënduar dhe rreth 950 banorë janë evakuuar. Raportohet për disa të zhdukur.
Arsyeja e zjarrit mbetet e paqartë.