Zjarr i madh në pyjet greke, evakuohen gjashtë fshatra

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet greke në rajonin Corinth i larguan nga shtëpitë banorët e gjashtë fshatrave, ndërsa zjarrfikësit po i luftojnë zjarret që kanë shpërthyer në pyje me dhjetëra kamionë e 21 mjete fluturuese.

Zjarret shpërthyen të mërkurën në mbrëmje, kurse deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të vdekur. Zjarri nisi në një qendër bregdetare të pushimeve në Gadishullin e Peloponezit, rreth 90 kilometra larg Athinës.

Autoritetet urdhëruan që të evakuohen banorët e gjashtë fshatrave dhe dy manastire në Malet Gerania si masë parandaluese, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Zëdhënësi i policisë, Theodoros Chronopoulos, i tha agjencisë Reuters se rreth 300 persona janë evakuuar, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit thanë se mbi 180 pjesëtarë janë duke luftuar me zjarret, të ndihmuar nga 62 kamionë, 17 aeroplanë e tre helikopterë.

Të ngjashme