Zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 13:00 në hapësirën mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” në Prizren, pranë ish-stacionit të hekurudhave.

Zjarri është lokalizuar dhe zjarrfikësit janë ende në terren duke punuar në shuarjen e plotë të tij.

Sipas togerit Tahir Kabashi nga Policia e Kosovës, nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme apo për objekte përreth. Organet kompetente janë në vendngjarje dhe po monitorojnë situatën.

“Sot rreth orës 13:03 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në vendin e quajtur ish-stacioni i hekurudhave (hapësira mes rrugëve Welsey Clark dhe Ekrem Rexha) ka shpërthyer një zjarr me të cilin po merren zjarrfikësit. Zjarri është i lokalizuar dhe zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e zjarrit. Organet ligjzbatuese janë në vendin e ngjarjes. Nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit dhe nuk rrezik për objekte që gjenden afër saj. Ju njoftojmë se nuk ka rrezik as për jetën e njerëzve përreth”, tha Kabashi.

Të ngjashme