Një incident zjarri ka ndodhur në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”.