Një apartament në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët duke lënë tre të plagosur, një prej tyre punonjës i zjarrfikëses.
Zjarri ka rënë rreth orës 11.25 në lagjen nr.17 e për pasojë janë dëmtuar G. T dhe M. D., rreth 70 vjeç. Ata janë në gjendje të rëndë në spital.
Më datë 17.03.2018, rreth orës 11:25, në lagjen Nr.17 ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati.
Gjithashtu gjatë detyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, njofton TCH.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.