Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës, është kapluar nga zjarri.
Ekipet e zjarrfikëzve të Parisit kanë njoftuar se katedralja 850 vjeçare u kaplua nga flakët pasditen e sotme.
Shkaktarët ende nuk janë të qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.
Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri një thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar të shembej.
Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku shihet tymi duke dalë nga pjesa e sipërme e katedrales.