Një zjarr i madh ka shpërthyer të enjten brenda ndërtesës së Institutit Indian të Serumit në Pune, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.
Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar.
Sipas njoftimeve të para, prodhimet e fundit të vaksinës kundër koronavirusit nuk janë prekur nga shpërthimi, raporton Reuters.
Në ndërtesën e përfshirë nga zjarri prodhohen miliona doza të vaksinës Covishield Covid, të zhvilluar nga “AstraZeneca” të Universitetit të Oksfordit.