Zjarr në ndërtesën ku bëhet prodhimi më i madh i vaksinave kundër Coronavirusit në Indi

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka shpërthyer të enjten brenda ndërtesës së Institutit Indian të Serumit në Pune, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar.

Sipas njoftimeve të para, prodhimet e fundit të vaksinës kundër koronavirusit nuk janë prekur nga shpërthimi, raporton Reuters.

Në ndërtesën e përfshirë nga zjarri prodhohen miliona doza të vaksinës Covishield Covid, të zhvilluar nga “AstraZeneca” të Universitetit të Oksfordit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme