Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Golem.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 85-vjeçari, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç”.
“Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.