Zjarr në një banesë në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 03 Kor 2025 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në Mitrovicën e Veriut.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Petrit Fejza, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

“Kemi shkuar bashkë edhe me zjarrfikësit, kemi intervenuar. Nuk ka asnjë të lënduar”, deklaroi Fejza.

Fejza theksoi se në një banesë atje një pajisje e kuzhinës ka pasur defekt.

“Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, theksoi ai.

Të ngjashme