Zjarr në një fshat të Zubin Potokut, digjen shtëpia, vetura dhe pajisje elektrike

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer në Qabër të Zubin Potokut ku janë djegur një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi.

Policia njofton se zjarri i cili raportohet të ketë ardhur nga pakujdesia ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Poashtu bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë lokalizuar flakët.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme