Zjarr në një zonë ushtarake në jug të Turqisë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 12:36 | Nga

Ekipe të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e mbrojtur ushtarake në provincën jugore turke Kilis, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri ka shpërthyer në kazermën e përkohshme në rrugën mes qytetit Kilis dhe Gaziantep, kurse era e ka përhapur zjarrin me shpejtësi në zonën e rezervuar për aktivitete ushtarake.

Në pjesën e përfshirë nga zjarri mund të dëgjohen edhe shpërthimet në zonat ku ndodheshin depot e armëve, kurse trafiku në këtë rajon është e bllokuar.

Zyra e prefektit të Kilisit ka thënë se dhjetë ushtarë janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit, por nuk janë në rrezik jete.

Prefekti Mehmet Tekinarslan dhe kryetari i Bashkisë Kilis, Hasan Kara, vizituan zjarrfikësit në vendin e zjarrit dhe u zotuan për mbështetje në luftën kundër zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme