Zjarr në rafinerinë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite tha se një “zjarr i kufizuar” në rafinerinë Ras Tanura – e cila udhëhiqet nga kompania shtetërore e naftës së vendit, Aramaco – është vënë nën kontroll.

Deklarata – e ndarë nga Agjencia Saudite e Shtypit – bën të ditur se rafineria pësoi “dëme të vogla nga mbeturinat që binin”, për shkak të kapjes së “dy dronëve në afërsi të saj”.

Aty thuhet se zjarri u “trajtua menjëherë” nga shërbimet e emergjencës, pa të lënduar ose viktima.

Arabia Saudite, prej kohësh, shërben si bazë për forcat ushtarake amerikane dhe perëndimore.

Të shtunën, Qeveria e saj lëshoi një deklaratë duke dënuar “sulmet flagrante dhe frikacake të Iranit”.

Të ngjashme