Zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë: Digjet kisha në Washington derisa prijësit fetarë luten për qetësi

| 01 Qer 2020 | 19:11 | Nga

Drejtuesit e kishës historike pranë Shtëpisë së Bardhë thanë se ndërtesa u dëmtua rëndë kur shpërtheu dhuna nga protestuesit anti-racizëm, dhe brutalitetit policor në Washington D.C, transmeton Gazeta Metro.


Zjarrfikësit gjetën zjarrin në bodrumin e Kishës Episkopale të Shën Gjonit, sipas autoriteteve. Një zjarr i madh gjithashtu ndodhej jashtë kishës në një moment.

Si përgjigje, udhëheqësit e kishave ndanë një lutje duke kërkuar “që pengesat që na ndajnë mund të shkatërrohen, dyshimet të zhduken dhe urrejtjet të pushojnë”, nga “Libri i Lutjes së Përbashkët”.

Drejtuesit e kishës thanë që nuk kishte dëmtime brenda ndërtesave dhe ato ishin në gjendje të siguronin sendet më të vlefshme brenda.
Kisha do të riparojë dëmin fizik kur është e mundur ta bëjë këtë.

Të ngjashme