Gjatë ditës së sotme ka shpërthyer zjarri në male në Lipjan. Qytetarë të fshatit Rusinofc i kanë dërguar Gazetës Express pamje ku shihet se zjarri po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes.
Ata janë ankuar se kanë lajmëruar zjarrfikësit por se ata nuk janë paraqitur për të kryer detyrën.
Ndërkohë po sipas tyre, në rrezik të djegies është edhe Parku Nacional i Blinajes.
Parku Kombëtar i Blinajës gjendet në komunën e Lipjanit afër fshatit Magurë, rreth 32 km nga kryeqyteti.