Sicilia, ishulli italian është përfshirë nga zjarre të mëdha, kjo ka detyruar që të evakuohen shtëpitë e shumë banorëve si dhe të mbyllet një aeroport.
Tym i madh u pa mbi qytetin Catania të premten, i cili është goditur rëndë nga zjarret.
Një zjarr i madh shpërtheu në periferi të qytetit dhe disa familje u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, 150 persona u bllokuan nga zjarret në dy zona të Catanias.
Për të shpëtuar nga flakët, ata shkuan në plazh ku u shpëtuan nga roja bregdetare, së pari me gomone gome dhe më pas u transferuan në anije patrullimi.
Zjarrfikësit patën rreth 250 ndërhyrje në 24 orët e fundit në ishull dhe operacionet janë ende duke u zhvilluar për të luftuar flakët me ndihmën e helikopterëve dhe aeroplanëve, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.