Qindra zjarrfikës janë vendosur në Portugalinë qendrore ku disa zjarre kanë detyruar njerëzit të ikin nga shtëpitë e tyre.
Një person ka pësuar lëndime të rënda, përderisa të paktën shtatë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.
Helikopterë dhe aeroplanë janë përdorur për të shuar flakët në rajonin malor Castelo Branco, ku një fshat është evakuuar.
Të dielën, zyrtarët thanë se dy prej zjarreve ishin nën kontroll.
Zjarret filluan të shtunën pasdite dhe u përhapën nga erërat e forta që i bënin më të vështirë për t’u përmbajtur.
Qindra automjete, duke përfshirë katër buldozerë, janë përdorur për t’u marrë me zjarret si dhe janë vendosur ushtarë në vendet kritike.