Zjarret i kanë marrë jetën të paktën tetë personave në jug-lindje të Australisë, qysh nga e hëna.
Zjarret e fundit, të cilat u nisën drejt bregdetit këtë javë, gjithashtu kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.
Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur në New South Wales dhe një në Victoria.
Megjithatë, situata ka filluar të përmirësohet, derisa edhe një rrugë kryesore që është mbyllur në Victoria është rihapur për dy orë në mënyrë që njerëzit të mund të largoheshin nga vendet ku ka rrezik.
Por, akoma ka shumë njerëz që kanë mbetur në zona që janë goditur nga zjarri – në një qytet policia ka hedhur mbi 1.6 tonë ujë të pijshëm përmes anijeve.