Mallacoota është një qyteti turistik në Victoria, Australi, rreth 500 kilometra larg Melburnit.
Rreth 1 mijë persona jetojnë në të, por popullsia rritet në masë të madhe për Krishtlindje, derisa australianët vizitojnë bregdetin për ti shijuar festat, transmeton Koha.net.
Por në mëngjesin e së martës, zjarret goditën rajonin, qindra njerëz shkuan në plazhe për të qenë më të sigurt.
Njerëzit në qytet kur u zgjuan panë që i gjithë qyteti ishte mbuluar nga tymi e qielli ishte kthyer në ngjyrë të portokalltë, raporton BBC.
Por derisa zjarret u afroheshin qytetit, qielli u bë i kuq, e më vonë dita u kthye në natë.