Zjarret e shumta në Australi, e kanë mbajtur shumë të angazhuar ekspertin e zvarranikëve, Neville Burns.
Shumë prej kafshëve të egra, përfshirë edhe gjarpërinjtë, kanë ikur nga zonat e flakëve dhe po strehohen nëpër shtëpi, duke tmerruar pronarët e tyre.
E Burns deri më tani ka qenë shumë i zënë me thirrjet e njerëzve që kanë kërkuar ndihmë shkaku i gjarpërinjve.
Në fillim të muajit dhjetor, Burns pranonte katër deri në pesë thirrje për çdo ditë mirëpo në fund të dhjetorit, thirrjet telefonike nuk kanë pushuar, transmeton KTV.
“Shumë gjarpërinj do të mbyten nga flakët, por ata që mbijetojnë, do të detyrohen të kërkojnë ujë dhe ushqim. Pra, ata do të ikin nga zonat e flakëve dhe do të strehohen nëpër oborre e shtëpi”, thotë Burns.
Ai shton se zvarranikët do ta kenë të pamundur të ikin nga zjarri që po përhapet me shpejtësi.
“Vetëm nëse hyjnë në thellësi të tokës ose nëpër gropat e lepujve ata mund të mbijetojnë. Mirëpo deri më tani, shtëpia e tyre është shkatërruar”, tregon Burns.
Deri më tani nuk ka të dhëna se sa ka ndikuar zjarri në botën e egër, por sipas vlerësimeve, nga zjarri janë djegur 4 milionë hektarë tokë në pesë shtete Australiane.
Australia është shtëpi e një faune të rrallë indogjene, përfshirë kangurët dhe koalat.
Zyrtarët frikësohen se 30 për qind e koalave ose 4 mijë deri në 8 mijë e 400 prej tyre, janë zhdukur nga zjarret e shumta.
Burns, gjarpërinjtë që kap i liron në një zonë nga vendi ku i ka gjetur.
Ndërsa në shtëpi sjellë ata më të rrezikshmit, por më vonë i liron në një vend që nuk do të rrezikonte njerëzit. E dhjetë sosh i mban në shtëpi.