Në lidhje me udhëtimin në Los Angeles, zyra e Jashtme britanike nuk ka lëshuar ende një paralajmërim të drejtpërdrejtë për shtetasit e saj, por ka kërkuar nga ata që po planifikojnë udhëtimin të kontrollojnë faqet e internetit të autoriteteve lokale në LA.
Këshilla e dhënë nga faqja e Qeverisë Britanike thotë: “Zjarret që përhapen me shpejtësi janë aktive në Qarqet e Los Angeles.”
“Aktualisht, duhet të monitoroni mediat lokale dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve vendore”, transmeton klankosova.tv
Shumë rrugë kryesore në Los Angeles janë mbyllur për shkak të zjarreve, duke përfshirë autostradën Pacific Coast Highway mes Tunelit McClure dhe Kanionit Topanga.
Megjithatë, shumica e fluturimeve në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles po zhvillohen si zakonisht, përveçse 60 fluturime që kishin destinacion Aeroportin Burbank u anuluan ose vonuan të mërkurën.
Aeroporti i Burbank njoftoi në X se kushtet atmosferike po ndikojnë në operacionet e fluturimeve.
”Kontrolloni statusin e fluturimit tuaj me linjën ajrore para se të shkoni në LUR”.