Autoritetet franceze njoftuan se një zjarrfikës, rreth të 30-ave, shkaktoi një sërë zjarresh në pyje në jug të Francës, dhe se motivi ishte “kërkimi i adrenalinës”. Nëse dënohet, mund të dënohet me 15 vjet burg, shkruan The Guardian.
Prokurori i qarkut ka deklaruar se ka qenë zjarrfikës vullnetar dhe se është arrestuar. Ai ka pranuar se zjarret i ka ndezur më 26 maj, 21 korrik dhe natën mes 26 dhe 27 korrikut.
“I pyetur për motivin, ai tha se e ka bërë që zjarrfikësit të reagojnë dhe kështu të shpëtojnë veten nga ambienti shtypës familjar dhe për shkak të adrenalinës që i kanë shkaktuar këto ndërhyrje”, ka raportuar prokurori francez.
Zjarrfikësi punonte si pylltar dhe një nga detyrat e tij kryesore ishte shuarja e zjarreve. Në rast se dënohet, përveç dënimit me burg deri në 15 vjet, mund të marrë edhe gjobë prej 150 mijë eurosh.
Avokati i tij ka deklaruar se i akuzuari ka treguar pendim të madh dhe ndjenjë të fortë turpi për atë që kishte bërë.