Zjarrfikësit nuk pushojnë as sonte, për Vitin e Ri. Vetëm sot ata kanë intervenuar në gjashtë raste, raporton Ekonomia Online.
Komandanti i brigadës të zjarrfikësve Malë Gashi tha se janë duke intervenuar te një banes.
“Sot kanë qenë 6 intervenime nuk janë të përmasave të mëdha, por kanë qenë të menaxhueshme për një kohë të shkurtër janë menaxhuar, aktualisht është edhe një intervenim tek një banesë”, ka thënë Gashi.
Zjarrfikësit janë vizituar dhe nga zv.ministri i brendshem, Blerim Gashani.
Në këtë takim Gashi tha se kanë diskutuar për krejt sfidat që kanë pasur këtë vit dhe “sigurisht diskutuam për të ardhmen për zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve”.
Genc Metaj, drejtor ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave tha se biseduan për sfidat vështirësitë dhe punët që i presin.
“Ne erdhëm t’ua urojmë vitin e ri zjarrfikësve, mirëpo edhe t’i falënderojmë për këtë vit i cili ka qenë me sfida të ndryshme biseduam që kanë pasur ditë edhe zjarri edhe vërshime kanë ndodhur në të njëjtën ditë. Biseduam për sfidat vështirësitë dhe punët që na presin”, ka thënë Metaj.
Ndërsa, zv.Blerim Gashani ka apeluar te qytetarët që të shmangin përdorimin e mjeteve të ndezshme që rrezikojmë jetën e qytetarëve.
“Jemi për të shprehur mirënjohjen, për zjarrfikësit për gatishmërinë e tyre për të dalë ndihmë qytetarëve. Pavarësisht, që sot është natë festive ata janë në shërbim. Me këtë mision fisnik, i cili eshtë mision i shenjë sepse e kanë jetën në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ju uroj vitin e ri, por njëkohësisht kam apel që të shmangin përdorimin e mjeteve të ndezshme që rrezikojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë Gashani.