Qeveria i ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrfikësve. Drejtori i brigadës Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se e mirëpresin vendimin e Qeverisë.
Por Zeka ka thënë se po të ishte i zgjidhur statusi i tyre, këto mjete do t’i merrni në vazhdimësi.
“E përshëndes Qeverinë që i ka ndarë këtë shumë të buxhetit që zjarrfikësve u takojnë paratë shtesë orët e natës dhe të festive. Nëse do ishte zgjidhur statusi i zjarrfikësve këto ishin çdo muaj që zjarrfikësit i kishin marrë”.
Ai tha se janë tre zjarrfikës të infektuar me Covid-19 dhe dy të shëruar.
“Po deri më tani zjarrfikës të infektuar janë tre veta, dy janë të shëruar dhe aty e kanë një familjar zjarrfikësit ne i lirojmë. Deri më tani ka qenë situatë jo e rëndë dhe kam qenë i kënaqur por tash veç ka filluar me të madhe në Kosovë”, tha Zeka.