Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, tani e dy ditë me radhë janë duke pastruar hapësirën përreth liqenit në Mirushë dhe kjo punë vullnetar e tyre, është duke u bërë në kuadër të aksionit të madh kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”.
Për këtë qëllim, zjarrfikësit e Malishevës, i kanë vizituar drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, të cilët i kanë falënderuar zjarrfikësit për këtë punë të madhe që janë duke e bërë.
Sipas Morinës, aksioni i pastrimit, është duke vazhduar në Komunën e Malishevës dhe janë në koordinim me nivelin qendror, me qëllim të ky aksion tre mujor, të arrij qëllimin e saj, për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.
Morina dhe Gashi, njëkohësisht i kanë ftuar të gjithë vullnetarët, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për pastrimin e ambientit.