Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.
Madje tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.
“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar”.
“Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dijitetshëm. Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktivë, pagesat e ndërrimeve zë natës, festave e vikendeve”.
Të gjitha kërkesat:
Të sigurohet buxhet emergjent, mjete financiare deri në definimin e kompetencave menaxhuese AME/MPB-Komuna;
Kërkojmë plotësimin dhe ndryshimin e ligjit të financave të pushtetit lokal;
Të analizohet çështja e rrezikshmerisë dhe të filloj kompensimi për rrezikshmëri nga shkurti, në mënyrë retoroaktive;
Të fillojë kompensimi për ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit, 2022/2023 dhe harmonizim të qëndrimeve me komuna për kompensime të vitit 2024;
Përmirësimi i kushteve të punës, të sigurohen pajisje për punë, pajisje personale, rroba mbrojtëse;
Çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, çështja e definimit të kompetencave menaxhuese, gradimeve sipas funksionit, sigurimet shëndetësore, stazhi i benificuar dhe pajisjet personale, kolektike të përbashkëta – automjete, shpenzimet mjekësore për lëndimet në vendin e punës;
Sigurimet shëndetësore;
Të sigurohen kontrolle shëndetësore pa pagesë për zjarrfikësit;
Të sigurohet shujta e ngrohtë.