Zjarri bën kërdi në Lubizhdë, banorët përpiqen të shpëtojnë lopët nga stalla që po digjej

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Zjarri që ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka djegur edhe një prej stallave të një banori.

Banorët e fshatit në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen duke bërë përpjekje të shpëtojnë lopët të cilat kanë qenë brenda.

Nuk dihet ende dëmi i shkaktuar, derisa disa prej lopëve që kanë arritur të dalin jashtë shihen në gjendje të rëndë.

Të ngjashme