Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, reagon komandanti i zjarrfikëseve, falënderon ekipet që intervenuan: U shua me sukses

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e zjarrit në kulmin e një ndërtesë gjatë ditës së sotme në Prishtinë, duke falënderuar ekipet që kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve.

Gashi, ka theksuar se kolegët e tyre kanë dhënë maksimumin, duke arritur kështu edhe ta shuajnë zjarrin.

Postimi:

Sot, në një rast zjarri në kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ekipet tona intervenuan me profesionalizëm dhe përkushtim për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Falënderojmë ekipin nga DSE, Policinë, Ekipet Mjekesore Urgjente , ekipin e Komunës së Lipjanit dhe ekipet e KRU Prishtina për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtij operacioni.

Kolegët tanë dhanë maksimumin nga vetja dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses.

Ju lumtë të gjithë kolegëve për angazhimin, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrës. 

Të ngjashme