Policia e Kosovës njofton se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, në rrugën “Gani Bajrami”.
Sipas Policisë, Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktima një mashkull dhe një femër K-Shqiptare të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Ekonomia Online.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.