Një zjarr i madh vdekjeprurës që ka shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në Kaliforni tashmë është regjistruar si më i madhi në historinë e këtij shteti.
I quajtur zjarri Thomas ka djegur më shumë se 1 mijë km katrorë, një zonë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut, Brukseli dhe Parisi të mbledhura bashkë, shkruan Top Channel.
Flakët përfshinë Santa Paula më herët në dhjetor dhe lëvizën drejt brigjeve në perëndim, një nga zjarret më të mëdha të muajve të fundit në Kaliforni.
Mijëra zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për ti vënë nën kontroll. Studiuesit thonë se ngrohja globale dhe shpërndarja e ndërtimeve në zona të egra kanë kontribuar në rritjen e numrit të vatrave të zjarrit.