Sot rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, nga Policia e Kosovës.
“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.