Numri i të vdekurve nga një zjarr masiv që përfshiu disa blloqe banimi shumëkatëshe në lagjen veriore Tai Po të Hong Kongut është rritur në 36.
Kështu tha kreu i qytetit John Lee të enjten.
Të paktën 279 persona janë ende të zhdukur, shtoi ai, me disa dhjetëra të shtruar në spital, raporton Reuters.
Më shumë se 700 zjarrfikës janë në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë flakët në Wang Fuk Court – ku jetojnë rreth 4,600 banorë.