Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, Rama: Mirënjohje për të gjitha ekipet në terren

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përprarim Rama ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, në kryeqytet.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ka shkruar se në këto momente, solidariteti dhe profesionalizmi bëjnë  diferencën.

“Falenderim i veqantë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe ekipet shëndetësore, të cilët, së bashku me ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, reaguan me shpejtësi, profesionalizëm”, ka shkruar Rama.

Postimi i tij i plotë:

Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot Prishtinën. Në këto momente, solidariteti dhe profesionalizmi bëjnë  diferencën.

Falenderim i veqantë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe ekipet shëndetësore, të cilët, së bashku me ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Të ngjashme