Një zjarr në një repart spitali COVID-19 në Indinë perëndimore la të vdekur 18 pacientë këtë të shtunë.
31 pacientë të tjerë në spitali në Bharuch u shpëtuan nga punonjësit e spitalit dhe zjarrfikësit dhe gjendja e tyre ishte e qëndrueshme, tha oficeri i policisë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Shkaku i zjarrit po hetohet, thanë zyrtarët.
Tragjedia vjen ndërsa India po lufton me rekorde globale për raste të reja të koronavirusit.
India ka më shumë e 19.1 milionë të infektuar teksa po këtë të shtunë ka vendosur një rekord ditor global me raste të reja ku raportoi 401 mijë e 993 mijë raste të reja dhe 3 mijë e 523 viktima.