Zjarri në Prishtinë, Gashi: Reaguam menjëherë, zjarri u vu nën kontroll shpejt

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së mërkurës, një banesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë është përfshirë nga flakët, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se ekipet kanë reaguar menjëherë dhe brenda një kohe të shkurtër kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar.

Sipas Gashit, ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale ka shmangur një katastrofë më të madhe, pasi ndërtesat ishin të lidhura me banesa të tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
“Informatën e kemi marrë në orën 15:05 minuta ekipet menjëherë kanë reaguar për një kohë shumë të shkurtër zjarri është vurë në kontrolle. Po të mos ishte reagimi kaq i shpejte dhe profesional po shihen se ndërtesat janë tërësisht te lidhura me banesën dhe po te mos ishte reagimi kaq i madh do te ishte me të vërtetë zjarri i përmasave te mëdha, nuk ka pasur banorë brenda”, tha ai.

Të ngjashme