Një hetim u urdhërua të martën për një zjarr që përfshiu një njësi të kujdesit për të porsalindurit në një spital në Indinë qendrore dhe la të vdekur katër foshnja, thanë zyrtarët.
Zjarri ndodhi të hënën në mbrëmje në Spitalin e Fëmijëve Kamla Nehru në Bhopal, tha Shivraj Singh Chauhan, kryeministër në shtetin Madhya Pradesh.
Në njësi ishin gjithsej 40 fëmijë, nga të cilët 36 janë shpëtuar, tha ministri i Arsimit Mjekësor Vishëas Sarang. Ai tha se mbërriti në spital brenda 10 minutave pas incidentit dhe se tashmë gjithçka ishte nën kontroll.
Ndërsa një hetim është ende në vazhdim, autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve “Press Trust of India” se një qark i shkurtër mund të ketë shkaktuar zjarrin, raporton AP.
Zjarret fatale të ndërtesave janë të zakonshme në Indi, ku mirëmbajtja e dobët dhe mungesa e pajisjeve të duhura zjarrfikëse shpesh çojnë në vdekje.