Një banesë është djegur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Afrim Gashi, punëtor në këtë ndërtesë tha se si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Ai ka tha i kanë dhënë ndihmë një personi që pësuar djegie dhe është dërguar në QKUK.
“Ai ka qenë brenda banesës, në dhomën tjetër. Ai djali jeton vet me kushte të vështira, rrymë s’ka pasur, me siguri ka ndezë ndonjë qiri apo diçka tjetër”.
“Unë i kam pa gjendjen, flokët e djegura, kishte bërtima, ndihma e parë është vonuar 10 minuta diku dhe janë dërguar për në QKUK”.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, raporton Ekonomia Online.