Zjarri përfshin një shtëpi në Malishevë, lëndohet një person

| 03 Maj 2021 | 09:54 | Nga

Një person është lënduar derisa është përpjekur ta shuajë zjarrin që kishte përfshirë shtëpinë e tij, ku në katin përdhesë gjendet edhe furra e bukës.

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin derisa edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas pronarit zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga oxhaku i furrës kështu dhe ka lënë dëme të konsiderueshme.

Të ngjashme