Ndonëse një zjarr i madh është ndezur pas shpinës së tyre, dy dasmorë në një ceremoni në Indi nuk e ndërpresin ushqimin.
Ata shihen duke qëndruar të patrazuar, edhe pse nga prapa, një zjarr i madh është duke përfshirë të gjithë vendin. Kjo skenë është bërë subjekt për mediat ndërkombëtare. Sipas raportimeve zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të fishekzjarrëve.
Katër zjarrfikëse janë dërguar më pas në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk pati raportime për të lënduar apo viktima.