Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin, me ç’rast para anëtarëve të Këshillit, u raportua lidhur me ecurinë e veprimtarisë së punës së gjykatave për tremujorin e III-të (korrik – shtator) për vitin 2024, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, ka kërkuar nga të gjitha Gjykata Themelore që vendimet e marra të publikohen.
Ai pati kritika për Gjykatën Themelore në Prizren, për çka tha se po aplikon politika të ulëta ndëshkimore.
“Politika ndëshkimore është tejet e ulët, pothuajse ndër gjykatat me politikën më të ulët ndëshkimore është Prizreni. Kjo nuk është çështje që e kontrollon Këshilli ditekt, por ne e ngrisim shqetësimin. Një politik e ulët ndëshkimore po e dëmton edhe procesin e ndërmjetësimit në Prokurori dhe Gjykatë dhe po e favorizon një proces që nuk kemi gjasa me pasur avancim në politikën ndëshkimore”.
“Çështja tjetër pse gjyqtarët nuk i dorëzojnë vendimet për publikim, ju kisha lut gjithë kryetarëve të gjykatave që pas këtij takimi mos ta diskutojmë këtë temë më. Nuk pranojmë asnjë justifikim se nuk kanë dorëzuar vendimet, jam duke folur për të gjitha gjykata”, ka thënë ai.
Këto komente ai i bëri pas raportimit të kryetares së Gjykatës Themelore Prizren, Shpresa Emra. Ajo në prezantimin e raportit të punës tha se nga rastet penale në tre mujorin e tretë të këtij viti, kanë trashëguar 2 669 lëndë, janë pranuar të reja 853 lëndë, janë zgjidhur 783, e efikasiteti është 92 për qind, raporton EO.
“Nga lëmia penale kemi trashëguar 2 669 lëndë, janë pranuar të reja 853 lëndë, janë zgjidhur 783, lënë na mbesin në punë 2 739 lënë të pa zgjidhura. Efikasiteti është 92 për qind. Te departamenti për të mitur kemi rëni”.
“Të lëmia civile, kemi trashëguar 13 mijë e 60 lëndë, janë kryer 2 329 lëndë, efikasiteti është 62 për qind të zgjidhjes së lëndëve. Sa i përket kontratave kolektive për këta tre muaj kemi pranuar 3 339 lëndë. Po mundohemi që të menaxhojmë, në zyrën e shkrimore punojnë 8 zyrtarë por situata është e vështirë besoj që këshilli na mbështet që të punojmë edhe jashtë orarit që të menaxhojmë fluksin e lëndëve”.
Në këto raporte kryetarëve të gjykatave, ishin të përfshira performanca e gjykatave dhe degëve të tyre, transparenca e gjykatave/degëve, parashkrimi i lëndëve penale dhe kundërvajtëse, respektimi i rendit shtëpiak në gjykata, shkaqet dhe arsyeje e ri caktimit të lëndëve, si dhe performanca e bashkëpunëtorëve profesional.