Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë që të falin borxhet e tatimit në pronë

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu


Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë që të falin borxhet e tatimit në pronë, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media tha se falja e borxheve nuk mund ta bëhet për shkak se tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka të drejtën që të fal obligimet që dalin nga ky ligj.

“Propozimi i ministrit Murati  për falje të tatimit në pronë  për vitin 2023 dhe sidomos thirrja e grupeve komunale të VV-së për të votuar falje të tatimit në pronë në kuvendet komunale është totalisht qesharake dhe amatorizëm politikë dhe ekonomik. Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë i votuar në Kuvendin e Kosovës dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka atë drejtë që të fal obligimet që dalin nga ky ligj”, tha ai.

Edhe drejtori i Financave i komunës së Pejës, Jeton Abazaj, tha se komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe, por sipas tij atë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës.

“Këta e kanë pranuar që kanë qenë të pa saktë në vlerësim, apo më saktësisht këta e kanë ulur vlerën e “Marigona Hillit” për të rrit vlerën e lagjeve si të “Matiqan”. Apo në rastin e Pejës e kanë barazuar qendrën e Pejës me disa lagje të tjera. Ne nuk kemi të drejtë të falim borxhe, atë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme