Analisti Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike që ndodhën në vend.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë fajtori i vetëm është Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti dëshiron që të jetojë nga krizat politike që ai vetë i shkakton.
“Nese shkohet ne zgjedhje tash, fjatori i vetem i kesaj situate eshte Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, te cilat i shkakon vete. Ai nuk eshte ne krize. Ne krize shendetesore e ekonomike jane qyetaret. Albini nuk ka as krize shendetesore e as ekonomike. Ai jeton me mire se 90% i qytetareve te Kosoves. Zgjedhjet nuk jane per qytetaret, jane per Albinin personalisht. Atij s’po i pelqen pushteti i madh qe ka. Po kerkon pushtet absolut. Per vete. Per ego te tij. Per hakmarrje. Per gjithcka tjeter, pos per te mire te qytetareve”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Kujtojmë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast se asnjëri kandidat nuk i arrin votat e nevojshme, derisa zgjedhjet, sipas Kushtetutës, në raste të tilla duhet të mbahen brenda 45 ditësh.