Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas shumë kritikave në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pasi ky i fundit dha një deklaratë ku tha se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj u shpreh se “që prej largimit nga skena politike e Thaçit dhe Veselit, Kurti e Osmani kanë qenë në kërkim aktiv të një kundërshari politik”.
Sipas Zogajt, kryeministri Kurti e presidentja Osmani e zgjodhën Edi Ramën si targetin më të përshtatshëm për një armik të fortë.
Postimi i plotë:
Që prej largimit nga skena politike e Thaçit, Veselit dhe deri diku e Mustafës, LV, Kurti e Osmani kanë qenë në kërkim aktiv të një kundërshtari politik, që do të personifikonte këta tre te lartpërmendurit.
Meqe brenda Kosovës nuk gjetën nje figurë të tillë, e krijuan Edi Ramën si targetin më të përshtatshë. për një ”armik” të fortë të tyre. Per mbajtjen gjalle te narracionit te brendshem te tyre-qe keta po perpiqem me e mbrojte Kosoven, por te tjeret po i pengojne, zgjodhen nje kryeminister te nje shteti tjeter.
Prej momentit qe donin t’ia humbnin zgjedhjet ne Shqiperi, e deri tek diskursi i viteve te fundit qe Rama eshte ne funksion te Serbise.
Pra, per interesa te tyre te brendshme politike, zgjodhen me e portretizu Ramën, si kryeministër te një vendi anëtar te NATO-s, si të keqen e vetme me të cilën kjo dyshe po përballet ne Kosovë.