Analisti Petrit Zogaj ka folur lidhur me reduktimet me energji elektrike si dhe për ndaljen e pagave për grevistët.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë duke i thënë se nuk po u siguron rrymë shkollave, por po kërkon që mësuesit të sigurojnë mësim nxënësve.
Ai pyet se kush do ta ndëshkojnë qeverinë për mungesën e rrymës, pasi që qeveria është duke i ndëshkuar mësuesit me ndaljen e pagave.
“Qeveria e cila nuk u siguron rryme shkollave kerkon nga mesuesit qe t’u sigurojne mesim nxenesve. Tash meqe qeveria i paska ndeshku arsimtaret me rrogat e gushtit, kush duhet me e ndeshku qeverine per mungesen e rrymes? Kesaj qeverie aktualisht vetem dialogu me Serbine po i ecen si duhet, ose me thene me mire, takimet e Kurtit me Vuciqin”, shkroi Zogaj.