Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili tha se Qeveria e tij nuk ka faj për rritjen e çmimeve.
Zogaj shkruan se “s’është punë me e kapë përgjegjësia liderin”, duke e quajtur Kurtin mashtrues.
“Kur jam ne opozite, qeveria eshte fajtore per rritje te cmimeve dhe shtrejtimt te jeteses. Ndersa, kur jam ne pushtet, kritiket e qeverise jane fajtore per rritje te cmimeve. S’eshte pune me e kape pergjegjesia liderin. Cfare mashtruesi”, shkroi Zogaj.
Kurti, përmes një postimi në Facebook tha se Kosova i është ekspozuar një inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve sikurse e gjithë bota. Ai ka kërkuar nga qytetarët qetësi e durim, duke paralajmëruar që ditëve në vijim do ta bëjnë një pako masash që do t’u ndihmojnë atyre.