Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj është takuar me punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve, të cilët protestuan duke kërkuar rritjen e pagave, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit tha se kërkesat e punëtorëve janë legjitime dhe se ata punojnë me paga jo të dinjitetshme. Zogaj ka sqaruar se ata nuk mund të kenë ndikim te kompanitë privatet se i përket lartësisë së pagave, por që shtoi se do të bëjnë çmos që të ketë rritje.
“Kishim një takim me Sindikatën e punëtorëve të kompanive private të cilët kanë një kërkesë shumë legjitime për rritje të pagave në sektorin privat dhe flasim për pjesën e punëtorëve teknik të shkollave të mesme fillore por edhe të punëtorëve teknik të Qendrave të Mjekësive Familjare”.
“… ne si Komunë nuk kemi ndikim direkt tek kompanitë private për rritje të pagave, por e kemi mundësinë që të hyjmë në diskutim me ta dhe përmes proceseve tona të prokurimit të fillojmë negocimin dhe diskutimin që këto paga të rritën sepse janë të ulëta, më të ulëta e paga minimale në vendin tonë dhe sot marrin një pagë cila është e papranueshme diku nën 250 euro”.
“Ne u pajtuam sot edhe me Sindikatën që shumë shpejt të fillojmë me sektorin privat që këto paga të rriten dhe të jenë të dinjiteteshme për punëtorët teknik në shkolla fillore të mesme. por edhe në Qendra të Mjekësisë Familjare. Komunikimi me Sindikatën ishte shumë korrekt dhe do bëjmë çmos që pagat t’i rrisim në të ardhmen e shpejtë”.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se kanë marrë garanci që për punëtorët e QKM-ve nga muaji tjetër pagat të jenë 300 euro, raporton EO.
“Ishte një takim i mirë një takim i qetë përkundër asaj që ne nuk harrojmë të ua themi atë çfarë ata na kanë për borxh mungesa e komunikimit dialogimit është çështje e vrazhdë dhe nuk ia falim askujt e thamë edhe sot merre ose leje Komuna e Prishtinës na tha se për punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare menjëherë nga muaji tjetër do jenë me pagë 300 euro”.
“…do të flasim për punëtorët e Qendrës Mjekësisë Familjare dhe do fillojnë menjëherë bisedimit intensive do thirren pronarët e kompanive dhe stazhi i punës duhet të paguhet dhe të gjendet një zgjidhje nga Komuna apo pronarët e kompanive është çështje e tyre dhe ne bashkë më Komunën e Prishtinës dhe pronarët do vijmë deri në një përfundim mirëpo për punëtorët e Qendrës Mjekësisë Familjare është përfundimtare po flas që do filloj dhe punëtorët e shkollave të mesme në janar do dalë tenderi i ri dhe do tregoj për pagën që do ta kenë punëtorët dhe pagat e tyre do jenë në paralel sikurse ata në Qendrat e Mjekësisë Familjare e thanë që është një pagë zhgënjyese dhe po mundohet të bëjnë gjithçka ishte një person i prokurimit i cili me la përshtypje të mirë profesionale dhe problemet i ka kap shumë mirë dhe shpresojmë që nuk do të na bie më të vijmë dhe bëjmë presion në Komunë por dialogu duhet të vazhdojë, dhe që nga nesër do filloj rritja e pagave për një pjesë të punëtorëve. Rritja e rrogave do jetë e garantuar qysh në janar tek Tenderi ku do jenë rrogat e barabarta me punëtorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare”.
LEXONI EDHE: