Drejtori ekzekutiv i lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me polemikat e krijuara kohëve të fundit me deputetës së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, si dhe gazetarit, Adriatik Kelmendi.
Në një shkrim të tij në Facebook, Zogaj shkruan se Lëvizja Vetëvendosje prej shumë kohësh kanë probleme të brendshme të cilat po tentojnë t’i neutralizojnë duke krijuar një armik të jashtëm, raporton lajmi.net.
Ai ka kritikuar qasjen e deputetes Haxhiu ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, duke shtuar që ky i fundit nuk tha asgjë për të cilën do të ishte e nevojshme një reagim i tillë, dhe se sipas Zogajt, Demarkacioni është dashur të përfundonte para tre viteve, dhe ishin pikërisht partitë si Vetëvendosje e AAK që sipas tij me një logjikë jo institucionale dhe me pengjet e tyre pragmatike sollën gjendjen aktuale.
Ky është postimi i plotë i Zogajt në Facebook:
“Eshte maksime e njohur prej kohesh: kur ke probleme te brendshme dhe nuk ke zgjidhje, tenton t’a krijosh armikun e jashtem, ne menyre qe t’a neutralizosh problemin e vertete qe ke.
LV dhe njerezit e saj, prej kohesh ka probleme te brendshme, e po ashtu, prej kohesh ka tentu qe mospajtimet politike t’i vendos ne raportet mik-armik dhe patriot-tradhtar. Kjo ne fakt eshte berthama e mirembajtjes se status-quo-s brenda ketij subjekti politik.
Territori eshte ceshtja, ku me shume se kudo tjeter njerezit priren te besojne qe po shkaktohet nje tradheti. LV kete e ka te qarte, dhe pikerisht qe kjo mund te tingelloj si me e besueshme, s’po ndalet duke sulmu njerez qe kane mendim ndryshe ne lidhje me marreveshjen e demarkacionit. Se fundi, deputetja Haxhiu e paska sulmu Adriatik Kelmendin, vetem pse ky i fundit qartazi dhe pa rreshtur ka bere thirrje qe demarkacioni te votohet dhe kjo ceshtje te mbyllet.
Pra, ka shprehur mendimin e tij. Edhe çka ka te keqe këtu? Po, demarkacioni jo sot, e as dje, por para gati tre viteve do te duhej te përfundonte. Por, për shkak te një logjike tërësisht jo institucionale dhe një pengu patriotik-romantik qe partive si LV e AAK kjo çështje na sillet si prelud i një dështimi kolektiv. E dhimbshme dhe dëshpëruese se si i gjithë funksionimi dhe mirëmbajtja e një subjekti politik mbështetet vetëm tek kategoritë patriot-tradhtar dhe mik-armik.”