Në zonën e Rugovës dy vjetët e fundit nuk ka qarkullim të rregullt të transportit publik.
Nevojën për transport publik e konfirmon edhe shefi i Sektorit për turizëm në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, Virtyt Morina, i cili drejton edhe zyrën e komunës për informim të turistëve, që gjendet në objektin e Komunës në qendër të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk është duke funksionuar transporti publik për Rugovë. Gjatë vitit të kaluar, sidomos gjatë sezonit të verës, u ndje mjaft mungesa e këtij transporti. Çdo i treti turist që ka ardhur në zyrën e informimit ka kërkuar transport publik. Kryesisht kanë qenë turistë të huaj që pyesnin për transport publik për të dalë në Rugovë, por ka pasur edhe turistë vendorë. E në mungesë të transportit publik na është dashur disi si zyrë për t’ua gjetur mundësinë e transportit atyre për Rugovë”, thotë Morina.